VLORË- Tre të rinj rrezikuan të mbyteshin në detin e Vlorës pasi u nisën me gomone dhe i kapi stuhia. Një operacion shpëtimi u vu në shërbim të tyre me polici kufitare dhe rojë bregdetare, ku arritën të ankoroheshin vetëm pas 5 orësh në plazhin e Lukovës.
Policia e Vlorës akoma nuk ka një komunikim për këtë rast. Ditën e sotme nuk janë lejuar që mjetet e lundrimit të dalin në det për shkak të motit të keq që pushtoi vendin.