Top News - Berisha, skema e dyshimte/ Pagesat nga kompani Boronicash

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 2

Në botën e pastrimit të parave, është një skemë që njihet me nofkën ?oktapodi?, ku në kokë qëndron oligarku, ndërsa tentakulat janë një seri kompanish fiktive për të humbur gjurmët.
Pikërisht në një skemë e tillë dyshohet se personazhi kryesor është djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Nw media wshtw publikuar para disa javwsh lajmi se Shkëlzen Berisha ka blerë me kredi një fabrikë me vlerë 1.8 milionë euro në afërsi të fshatit Gërdec, për përpunimin e frutave, kryesisht boronicat.
Shkëlzen Berisha ka përdorur kompaninë Logal Shpk, për të blerë këtë godinë prej 1.8 milionë eurosh, me një kredi të marrë nga një bankë e nivelit të dytë.
Pikërisht këtu nisin dyshimet për zanafillën e skemës ?oktapod?!
Brenda kësaj fabrike të përpunimit të boronicave, është një tjetër kompani, e quajtur Agromel Shpk, e cila ka deklaruar në QKB si degë të selisë, fabrikën e Shkëlzen Berishës. Në librat e blerjes së Agromel Shpk, priten çdo muaj fatura tatimore për kompaninë e Berishës, Logal Shpk.
Prej fillimit të aktivitetit, Agromel Shpk ka deklaruar një xhiro totale prej 575.369.114 lekë, ose rreth 5 milionë euro, ku një pjesë të parave kanë shkuar për kompaninë Logal Shpk, të Shkëlzen Berishës.
Përveç pagesave për kompaninë Logal Shpk, kompania Agromel Shpk ka paguar drejtëpërdrejtë edhe Shkëlzen Berishën. Ky i fundit deklaron se në vitin 2016 është paguar si konsulent me vlerë 30 milionë lekësh pikërisht nga Agromel Shpk.
Agromel Shpk deklaron se ka për pronar si ortak të vetëm kompaninë Agromark Shpk. Edhe Agromark Shpk, pret çdo muaj fatura tatimore për Shkëlzen Berishën edhe pse nuk ka një adresë brenda fabrikës së boronicave. Agromark Shpk ka vetëm një të punësuar dhe mbetet e paqartë se çfarë aktiviteti ushtron dhe përse i paguan para kompanisë së Shkëlzen Berishës.
Shkëlzen Berisha ka lidhje edhe me një seri kompanishë të tjera, me të cilat ai kryen transaksione financiare çdo vit. Një prej tyre është Albania Legal Company, e cila shërben për konsultimet dhe shërbime ndërmjetësimi (sekseri) për Shkëlzen Berishën. Vetëm vitet e fundit, Berisha ka arritur të fitojë mbi 500 milionë lekë nga konsulenca që ai ofronte, madje edhe në kohën kur kishte babain kryeministër.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Fol...

Share This Video


Download

  
Report form