Top News - Ndan vendin në 4 rajone/ LSI-ligji i ri, zhbën pushtetin lokal

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 0

Miratimi i ligjit per zhvilliin rajonal dhe kohezionin në seancën e fundit të sesionit parlamentar, ndan vendin në 4 rajone. Për nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili ndarja që i bëhet vendit në 4 vilajete sipas tij, i rrëmben kompetencat pushtetit vendor pasi rajonet mbivensosen me qarqet dhe bashkitë. Vasili gjate një deklarate per mediat tha se në nenin 108 të Kushtetutës është përcaktuar se njësitë e qevrisjes lokale janë komunat ose bashkitë e qarqet dhe kufijte e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.

Pra autoriteti i zgjedhur lokal, që zgjidhet nga votuesit, nga shqiptarët, u rrëmbehet kompetenca dhe i jepet qeverisë e cila ngre institucionet e veta, qarqet e veta, vilajetet e veta, pashallëqet e veta.
Aq i mjerë është projekti dhe aq i turpshëm sa dhe baza kushtetuese e ligjit cila është të nderuar qytetarë, ku e kanë bazuar këta në Kushtetutë që të bëjnë këto gjëra që bëjnë. Dhje këtu shikoni që nxitimi i pushtuesve të pushtetit lokal është kaq i madh që baza kushtetuese e cituar është një turp por është njëkohësisht dhe një faj i rëndë ligjor dhe penal. Nenet në të cilat bazohen këta praktikisht janë nenet 78 dhe 83.

Vasili thote se ligji i miratuar se fundmi ne kuvend percakton ngritjen e një agjencie kombëtare nën mbikqyrjen e komitetit kombëtar i zhvillimit, që drejtohet nga kryeministri.
Çdo njeri në detyrë shtetërore propozues firmosës edhe i akteve të tilla, përfshi dhe ata që votojnë në parlament duhet të dinë që kanë atribute përfaqësimi dhe përgjegjësi juridiko-individuale. Si të tillë asnjëri nuk mund të mendojë që nën ombrellën e vendimeve kolektive nuk do të përgjigjen individualisht gjithsecili për këto faje shumë të rënda ndaj vendit. Shpartallimi, asgjësimi dhe pushtimi i pushtetit lokal është një faj nga më të rëndit për të cilin nuk ka as alibi dhe as shfajësim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LSI#PushtetiLokal#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form