Ministri grek i Rendit vizite ne Shqiperi - (22 Gusht 2000)

RTV KLAN 2020-11-05

Views 0

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Shqipëria dhe Greqia do të hartojnë një plan të përbashkët për kapjen e kriminelëve që veprojnë në të dy vendet. Kështu kanë vendosur dy ministrat e Rendit, ai shqiptar Spartak Poçi dhe ministri grek Kristofoidis, që ka mbërritur sot në Tiranë. Kështu dy vendet tona do të shkëmbejnë emrat e kriminelëve, për të organizuar aksione të shpejta për kapjen e tyre si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.

Dy ministrat kanë rënë dakord që të intensifikojnë luftën kundër kontrabandës dhe trafiqeve të drogës, prostitucionit etj. Gjithashtu është përcaktuar që në muajin e ardhshëm të zhvillohet në Korfuz një takim trepalësh, mes ministrave të Rendit të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë, për të ndërmarrë hapa të përbashkëta në parandalimin e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Ministri grek i Rendit ka takuar sot edhe kryeministrin Ilir Meta. Në Greqi tha ministri grek, nuk ka shqetësime të emigrantëve, por duhet të punojmë më fortë, që të goditet krimi ndërkombëtar. Ministri grek i Rendit i shoqëruar nga homologu i tij shqiptar Poçi ka takuar edhe disa familjarë dhe fëmijë të policëve të vrarë. Duke luftuar me sukses theksuan ata, ne i bëjmë një homazh dhe veprës së këtyre policëve.

Ministri grek i Rendit ka ndjekur sot edhe një stërvitje të reparteve shqiptare të eleminimit dhe neutralizimit të elementëve të armatosur./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form