TIRANË- Një kompani private që po bën punime në Komunën e Parisit, ka lënë pa drita të gjithë zonën.
Sipas informacioneve kjo kompani ka këputur kabullin elektrik tek rruga "Medar Shtylla", duke e ndarë rrugën në disa pjesë për punime hidraulike. Për këtë arsye kjo zonë ka qëndruar pa drita për rreth 1 orë.