#tvora #rtvoranews
Ky është 71 vjeçari, Abdullah Budlla i cili u vra me armë zjarri ditën e djeshme (3 gusht) pranë kryqëzimit të Rinasit.
Ndërkohë ditën e sotme janë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen.
Dyshohet se viktima u qëllua me armë nga një automjet.
Policia është duke verifikuar ndonjë konflikt të 71-vjeçarit ndërsa është përjashtuar pista e vrasjes për grabitje.
Nga ana tjetër, po verifikohet aktiviteti i familjarëve dhe kryesisht dy djemve të viktimës të cilët janë në Itali.
Ndaj Budllës është shtënë të paktën 8 herë duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa autorët janë larguar në drejtim te pa ditur.
Budlla me profesion taksist qëndronte në automjetin e tij tip ?Renault Skenic?, por një telefonatë e mbërritur në celularin e tij e ka nxjerrë në jashtë makinës duke rënë në priten e autorëve të cilët mendohet të kenë qenë dy persona.
Të shtënat me armë janë dëgjuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë.
Ekzekutimi i Budllës është kryer pranë një gomisterie, por për policinë është e vështirë sigurimi i pamjeve të kamerave të sigurisë pasi bizneset nuk i disponojnë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrasja-e-71-vjecarit-ne-rinas-policia-ne-verifikim-aktivitetin-e-familjareve-dhe-dy-djemve-ne-itali/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv