Të dhënat zyrtare flasin për rënie të tregut të sigurimeve në 6 mujorin e parë të vitit, ndikuar nga tkurrja e primeve si nga sigurimi i jetës ashtu dhe jo jetës. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri të ditur se të ardhurat nga primet e sigurimit për periudhën janar-qershor 2020 kapën vlerën mbi 7.5 miliardë lekë, ose 6.66% më pak se në periudhën janar-qershor 2019. Nderkaq mesohet se janë rritur ndjeshëm dëmet e paguara nga kompanitë për Sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës, e lidhur me dëmshpërblimet nga tërmeti. Pas pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, ka pasur më shumë interes për t?u siguruar nga zjarri dhe dëmtime të tjera në prone, primet e të cilit janë të vetmit që kanë shënuar rritje me bazë vjetore në tremujorin e parë. Numri i kontratave të kësaj kategorie është rritur shumë më pak, duke treguar indirekt se rritja ka ardhur jo nga individët, por nga kontratat e mëdha të bizneseve e institucioneve. Gjatë periudhës janar?qershor 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 434,968 me një ulje prej 26.45% krahasuar me periudhën janar?qershor 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.49% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.49%. Përveç zjarrit dhe forcave të natyrës, për të gjitha kategoritë e tjera, kompanitë kanë paguar më pak dëme. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar?qershor 2020 arritën rreth 4.6 miliardë lekë, ose 6.73% më pak se në periudhën janar?qershor 2019.Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2020, arritën në rreth 577 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 15.99% në krahasim me periudhën janar?qershor 2019.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sigurimet#Tregu#TopChannel