Sa qytetarët në Maqedoni ushqehen me ushqim të sigurt. Kjo pyetje u ngrit në publik pasi grupet kriminale u përpoqën të importonin produkte të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve në vend. Mish derri i tymosur, supa pule, llokum, janë vetëm disa nga produktet që duhet të kishin përfunduar në tryezat e qytetarëve të Maqedonisë. Gjatë një kontrolli të rregullt nga Agjencia e Ushqimit dhe Doganave, sasi të mëdha ushqimesh u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar të udhëhequr nga Interpol. Drejtori i Agjencisë së Ushqimit, Zoran Atanasov, për Alsat tha se qytetarët e Maqedonisë hanë ushqim të sigurt sipas kritereve të BE-së.