Top News - Avokati i Shullazit/ Meçe-do kundërshtojmë regjimin 41 bis

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 0

Pas vendimit te SPAK që vendos Emiljano Shullazin dhe 6 te denuar te tjere ne regjimi 41-biss, ka reaguar avokati i tij, Vladimir Meci. Sipas avokatit te Shullazit aplikimi i mundshëm i Biss-41 ndaj Shullazit dhe të tjerëve është aksion propagandistik i Prokurorisë së Posame Kundër Krimit e Korrupsionit SPAK, pasi nuk arrin dot që të hetojë korrupsionin dhe kriminalitetin e shfrenuar në vend. Meci thekson se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK-ut për aplikim të 41-biss ndaj disa të pandehurve është absurd dhe do të kundërshtohet në gjykatë të hënën. ? Por ky vendim si makjazh propagandistik, nuk mbulon dot zgavrat në fytyrën e re të drejtësisë, as dështimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse në luftën ndaj krimit të organizuar, as paaftësinë e Strukturave të Posacme Antikorrupsion, as arrestimet e personave që kanë kaluar në jetën tjetër, apo arrestimin e shurdh-memecit bazuar në komunikimet e tij telefonike me zërin e tij të munguar?, thuhet ne deklaraten e avokatit te Emiljano Shullazit, Vladmir Mece. sipas Meces, urdhri i SPAK është arbitrar, i kundraligjshëm dhe abuziv, dhe do të kundërshtohet po në SPAK, pasi Emiljano Shullazi dhe katër të pandehurit me të, nuk përmbushin kriteret për të qenë subjekte të ligjit për Regjimin e Posacëm në Burgun e Sigurisë së Lartë. Shullazi dhe disa pjesëtarë të bandës së tij u vendosën nën regjimin 41 bis, një regjim i rreptë ku kontaktet një herë në muaj me familjarët dhe telefonatat, do t?i kenë të përgjuara. Kjo për shkak se ata, edhe pse kane qene të dënuar në burg, kanë mundur të komunikojnë me anëtarë të bandës së tyre apo edhe me anëtarë të bandave të tjera kriminale. 41 bis, është një model italian, që po implementohet për herë të parë në vendin tonë. ?

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EmiljanoShullazi#SPAK#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS