#tvora #rtvoranews
Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama jetonte në një apartament pranë rrugës ?Myslym Shyri? aty dhe ku mbylli sytë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Fqinjët e kujtojnë si grua të zonjën të përkushtuar dhe tepër të komunikueshme.
Njëra prej tyre është Fatime Kadriu, ishte dhe shoqe me Anetën e cila kujton se Aneta ishte shumë e dashur dhe sa herë që e takoje dëshiroje ta takoje sërish një herë tjetër.
Madje kujton dhe një moment të shumë viteve më parë kur kryeministri Edi Rama dhe vëllai I tij Olsi, dy djem të rinj merreshin me sportin dhe asaj ndodhte që I duhej të lante dhe një lavatriçe vetëm me çorapet e sportit.
?Ishte shumë komunikuese edhe me njerëzit më të thjeshtë edhe më lart. Një grua punëtore e zgjuar. I bënte të gjitha vetë. Kishte të dy djemtë sportistë e më thoshte që ka raste kur një lavatriçe laj vetëm me çorapet e sportit. Ishte nikoçire, për shtëpi për të gatuar për të pritur e për të përcjellë. Ta bënte zëmra të shkoje ta takoje e të flisje me të.?
Aneta Rama do të përcillet në banesën e fundit sot në orën 17:00 dhe ceremonia do të jetë private për shkak dhe të pandemisë së koronavirusit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/i-duhej-te-lante-dhe-nje-lavatrice-me-corape-sporti-fqinja-kujton-momentet-e-bukura-me-aneten/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv