Në 2013 erdhi në pushtet me këtë formulë, Rama:Ndryshimi i koalicioneve nuk lidhet me mua a opozitën

Report TV 2020-08-04

Views 1

Opozita jashtë parlamentit akuzon se me ndryshimin e formulës së koalicioneve, Edi Rama po tenton që t'i heqë mundësinë për të maksimalizuar votat nga frika e humbjes. Por Edi Rama thotë se asnjë vend tjetër në Europë nuk e ka sistemin që ka Shqipëria. "Ndryshimet kushtetuese nuk lidhen me mua apo opozitën sot, por shumë më tepër se kaq, me të nesërmen dhe në funksion të së nesërmes që të jetë më e mirë dhe që të jetë, ndryshimet që bëhen në këtë rast apo të gjitha synojnë që të adresojnë cështje që janë të trashëguara nga e kaluara, por nuk janë gjëja më e mirë që mund të ketë vendi. Koalicioni ekzistues nuk është në asnjë vend të botës".

Share This Video


Download

  
Report form