Top News - Kurban Bajrami/ Politika urime për festën e shenjtë

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 3

Politika shqiptare ka uruar festën e shenjtë të besimtarëve myslimanë, Kurban Bajramin. Pjesë e urimeve është bërë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, e cila ka zgjedhur qe urimin ta beje ne gjuhen shqipe. Sjelltë shpresë e gëzim për ju e familjet tuaja, ka shkruar Kim në Tëitter.
Urimet kanë nisur mbrëmjen e djeshme me presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili me anë të një postimi ka shkruar se Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë, kurse Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me një foto mëngjesin e sotëm me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Nuk kane munguar urimet ne kete dite edhe nga opozita se pari ka qene kreu i pd, lulzim basha, e me pas edhe kryetarja e lsi, kryemadhi, i cila ka uruarr shqiptaret që të kenë sa më shumë paqe dhe begati në familjet e tyre. Kryemadhi shprehet se kjo ditë rrit besimin tek e ardhmja edhe pse vendi po përballet me vështirësi ekonomike dhe sociale. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar besimtarët myslimanë dhe qytetarëve shqiptarë me një mesazh me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ai nuk lë pa përmendur që edhe këtë festë fetare besimtarët i gjeti nën pushtetin e COVID-it. Ruçi shprehet se me kujdesin e të gjithëve dhe me ndihmën e besimit, jeta e lumturia do të triumfojnë mbi pandeminë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Politika#KurbanBajrami#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form