Wake Up/ Çifti i Dj-ve, Arbëri&Erida: Bashkëshorti s'donte që të bëhesha DJ. Tani punojmë bashkë

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 6

Në këtë pjesë të fundit për këtë sezon kemi të ftuar një çift shumë interesant, të cilët me siguri i keni parë kur keni qenë duke u argëtuar në klube të ndryshme. Ata janë partnerë në jetë dhe në profesion dhe po flasim pikërisht për Erida Kadena e cila njihet me emrin e artit, si Miss Rose dhe Arbër Kadena i cili njihet me emrin e artit, si DJ Stone. Arbri ka performuar si DJ, 23 vite më parë ndërsa Erida, bashkëshortja e tij e ka nisur punën si DJ në vitin 2016, pra 4 vite më parë. Duhet të theksojmë se ata nuk e kanë punën si DJ me kohë të plotë (aq më tepër në këtë situatë), pasi secili përgjatë paradites ushtron një profil tjetër, Erida është mësuese e gjuhës angleze ndërsa Arbri menaxher shitjesh.
Arbri ka qenë mësuesi i Eridës në profesionin e tyre si DJ. Partnerë në jetë që prej 11 vitesh. Prindër të dy fëmijëve, Beatris 9-vjeç dhe Rayan 3-vjeç. Arbri është shumë i pasionuar, teknik dhe me shumë fantazi. Ndërsa Erida ka virtyte të tjera si DJ. Ajo ka guximin, eksploron në stile te ndryshëm muzikorë, performon dhe e shijon skenën. Erida ka qenë sportiste për 20 vite (kampione e vendit në pingpong për 6 vite)


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form