Ka mjaftuar njoftimi i kryeministrit Avdullah Hoti se ka marrë pjesë në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të nisin aludimet se ai është pro Minishengenit Ballkanik.
Mediat janë bazuar në deklaratën e tij se është gjë e mirë qasja e bashkëpunimit shumëpalësh, duke thënë se kjo ndihmon në heqjen e barrierave burokratike.
Por këto aludime i ka hedhur poshtë kryeministri Hoti.
?S?ka Minishengen Ballkanik, ka integrime evropiane sa më mirë në nivel të rajonit. Duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik në të mirë të qytetarëve të mbarë rajonit?.
Kosova vazhdimisht ka refuzuar të jetë pjesë e Minishengenit Ballkanik dhe për këtë çështje të gjitha partitë politike në Kosovë që kanë qenë apo janë në pushtet kanë refuzuar të jenë pjesë e kësaj nisme.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/