Lajme Arkiva 2000
Mosdorëzimi i emrave të anëtarëve të komisioneve zgjedhore vendore pranë KQZ-së rrezikon mbarëvajtjen e gjithë procesit. Sipas burimeve nga ky komision, komisionet në rrethe do të mbajnë të gjithë peshën zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 1 tetorit kështu që vonesa e emrave të anëtarëve, dëmton zhvillimin e zgjedhjeve. Për më tepër që për këta anëtarë, emrat e të cilëve propozohen nga 7 partitë politike që kanë marrë më shumë vota në zgjedhjet e fundit, duhet të kishin filluar trajnimet se si do të procedojnë para, gjatë votimit për nxjerrjen e rezultateve.
Partia Demokratike edhe sot nuk ka dorëzuar emrat e saj pranë KQZ-së. Sipas drejtuesve demokratë për këtë nuk përcaktohen ndonjë afat ligjor për të cilën vetë Partia Demokratike këmbënguli të shtojë në kodin elektoral, por demokratët thonë se nuk do të pengojnë zgjedhjet dhe do të dorëzojnë emrat që tashmë i kanë gati, kur t'a shohin të arsyeshme. Ndërkohë ata akuzojnë KQZ-në për moszbatim të ligjit sipas të cilit duhet të kishte filluar ndarja e minutazhit të fushtës të partive politike në televizionin shtetëror./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/