Lajme Arkiva 2000
Dy punëtorë kanë gjetur vdekjen duke punuar në dy godinat e Tiranës pasditen e sotme. Njëri prej tyre ka qenë një punëtor i mitur. 17 vjeçari që punonte në ndërtimin e kësaj godine pranë kompleksit Dinamo ka mbetur sot pa jetë nga një kontakt me kabullin e korentit. Ky 17 vjeçar emri i të cilit ishte Arben, kishte muaj që punonte bashkë me të atin në ndërtimin e këtij pallati. Sot viktima ka qenë duke vënë në punë pompën e ujit të godinës.
Ndërsa një punëtor 53 vjeç ka qenë duke punuar në montimin e vinçit në këtë godinë, por vinçi i hekurt është rrëzuar duke përplasur pa jetë 53-vjeçarin i cili është copëtuar në trupin e vinçit. Rrëzimi i hekurt ka shembur dhe murin rrethues me blloqe, por fati ka shpëtuar banorët aty pranë. Rënia e blloqeve të betonit me vinçin ka shkaktuar çarje dhe tronditje të tokës ku madje lëkundjet janë ndjerë në të gjithë zonën përreth.
Ende nuk është zbardhur shkaku i aksidentit ndërkohë që numri i punonjësve të vdekur në godinat shumëkatëshe të Tiranës, kohët e fundit është rritur mjaft./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/