Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ishte i prerë me ndërkombëtarët kur tha se Shqipëria është sovran dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë së çfarë bën me sistemin zgjedhor.
?Të gjithë miqve dhe partnerëve, më lejoni t?i përcjell një mesazh dhe uroj ta dëgjojnë këtë mesazh, ashtu siç është nga foltorja e një kuvendi sovran, i një vendi sovran.
Ky është vendim i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë përmes parlamantit të vet se çfarë bën me sistemin zgjedhor. Nuk është një zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadorën e SHBA, as me ambasadoren e BE dhe as me askënd tjetër duke i respektuar maksimalisht dhe duke i konsideruar këtu zot në vendin e tyre.
E them këtë sepse u bënë 30 vjet dhe nuk mund të bëhen edhe 30 vjet të tjera nëse ne vazhdojmë të mos i themi gjërat siç janë. Natyrisht nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, ambasadores së BE-së, ambasadorit të Washington-it apo e Brukselit, e Berlinit apo e Parisit që ne kërkojmë prej 30 vjetësh në anglisht zgjidhjen e problemeve tona, që janë probleme shqiptare. Prej 30 vjetësh kërkojmë shahit për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe për të zgjidhur problemet që i krijojmë vetë apo që na takon t?i zgjidhim sëbashku. Nuk është përgjegjësia e tyre. Për këtë ata meritojnë falenderim dhe respekt.
Por kur dëgjoj ambasadorën amerikane që thotë do t?i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë, a do e mbajnë fjalën a s?do e mbajnë fjalën, sinqerisht nuk më vjen mire. Nuk më vjen mirë jo për veten time, por për të gjithë ne dhe ajo fjali është një arsye për çdo person këtu në këtë vend, qoftë socialist, demokrat, legalist apo ballist, që kur mer përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë apo në çdo rang tjetër përfaqësimi, të mos e bëjë qesharak popullin e vet, vendin e vet. Të mos bëjë qesharak shtetin e vet, sepse e kemi krijuar ne këtë trashëgimi të ulët, e cila është vazhdim i një historie të gjatë moskuptimesh mes shqiptarëve që kanë çuar shqiptarët në situata të pajustifikueshme fare dhe që nuk e kanë lënë këtë vend të bekuar të bëhet ai që Zoti ka krijuar me bujarinë më të madhe, duke i dhënë të gjitha ato që i duhen që populli të jetojë me dinjitet?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/