Report TV -Klienti bleu pronat me Shkëlzenin si sekser, Berisha dha leje ndërtimi, fakte të reja

Report TV 2020-08-04

Views 1

Detaje të reja mbi mekanizimin se si është pasuruar Shkëlzen Berisha nën hijen e pushtetit të babait, Sali Berisha, si kryeministër deri në vitin 2013. Të dhënat e siguruara të Shqiptarja.com konfirmojnë se, roli si sekser i Shkëlzen Berishës ishte një praktikë për t?u pasuruar, duke u marrë para biznesmenëve të ndryshëm, të cilët më pas e kishin rrugën e hapur, për të përfituar nga vendimet e Sali Berishës si kryeministër, babit të Shkëlzenit. Biznesmenët sajonin pagesa për Shkëlzenin, për ?shërbime konsulenca?, ndërsa Berisha u jepte leje ndërtimi.

Një nga këto raste është ai i biznesmenit Ilir Karçini, një ndër klientët e Shkëlzen Berishës. Në vitin 2010, Karçini, me ndërmjetësimin e Shkëlzenit, ka blerë 50 mijë m2 tokë në Fshatin Rinia, Porto Romano, Durrës, me anë të kompanisë së tij ?PRIMAGAS ALBANIA?. Shkëlzeni nga ana e tij, për këtë ?shërbim?, ka marrë 150 mijë euro nga pala shitëse që kishte tokën, konkretisht nga kompania Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k., me administratore Entela Shehaj. Kjo e fundit ua kishte blerë tokën disa familjeve në Durrës me në vitin 2008, me 6-10 euro për m2, ndërsa po e shite me 18 euro m2. Në 11 dhjetor të 2009, Shkëlzen Berisha ka lidhur një kontratë me kompaninë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS