Ora News - Gjuetarët e Shkodrës, padi dhe 30 mijë firma kundër zgjatjes së moratoriumit

Ora News Lajme 2020-08-04

Views 2

#tvora #rtvoranews

Shoqata e Gjuetarëve të Shkodrës kundërshton propozimin e Ministrit të Turizmit për zgjatjen me 5 vite të moratoriumit të gjuetisë. Ata paralajmërojnë padi ndaj Ministrisë dhe peticion me 30 mijë firma në rast se propozimi merret në shqyrtim.

Një padi ndaj Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe një peticion me 30 mijë firma që do t?i dërgohet krerëve më të lartë të politikes, e deri në Bashkimin Europian.

Këto janë hapat që Shoqata e Gjuetarëve shkodër paralajmëron në rast se parlamenti do të marrë në shqyrtim propozimin për të shtyrë edhe për 5 vite moratoriumin e gjuetisë.

Zyhdi Mustafa: Janë cënuar të drejtat e njeriut, gjuetia dhe gjuetarët në masën më ekstreme.

Sipas gjuetarëve, kjo gjë është një lojë me interesa të errëta por që nuk ka sjell asnjë përfitim real në mbrojtjen e florës dhe faunës.

Xhabir Mehmeti: U ka hapur rrugën të pandërgjegjshmëve që gjuajnë natën dhe ditën.

Shejko Zmijani është gjuetari më i vjetër i cili mbi supe ka 87 vite.

Por 7 vitet e fundit pasionin për gjuetinë nuk e ka ushtruar si pasojë e moratoriumit.

Një zgjatje tjetër e quan shkatërrimtare për pasionantët e këtij sporti.

Shejko Zmijani: Na ka shkurtuar jetën moratoriumi.

Në të gjithë vendin, Shoqatat e Gjuetarëve dhe kryesia e Federatës kanë kundërshtuar propozimin për zgjatjen e moratoriumit dhe po bëhen gati për një përballje ligjore me qeverinë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjuetaret-e-shkodres-padi-dhe-30-mije-firma-kunder-zgjatjes-se-moratoriumit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form