Mat/ Banorët e tre fshatrave në protestë ndaj HEC-it për ujin vaditës

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 0

Banorë të tre fshatrave në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit protestuan këtë të martë ndaj një firme që ka ndërtuar një HEC-e e cila sipas tyre ka dëmtuar veprën e marrjes së ujit vaditës.


Banorët e këtyre fshatrave thanë se dëmtimi i veprës së marrjes i ka lënë ata me gjysmën e sasisë së ujit e cila është e pamjaftueshme për 130 hektar tokë bujqësore.

Banorët u ankuan se nuk është bërë asnjë konsultim me ta nga ana e firmës e cila ka ndërtuar një depozitë për të ndarë ujin vaditës për 4 fshatra, tre të cilët janë në një linjë e 1 në linjë tjetër.

Banorët e fshatrave Gërman, Kodërçerre dhe Midhë kërkojnë që firma të ulet me ta dhe ta zgjidhë këtë problem, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat e tyre deri në shkatërrim të investimit të bërë nga ana e firmës.

Gjithashtu banorët ngritën edhe shqetësimin e ujit të pijshëm i cili sipas tyre duhet kontrolluar nëse është i konsumueshëm apo jo.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HEC#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form