Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë tek Shkëmbi i Kavajës. Në vendngjarje kanë mbërritur i 4 mjete nga Durrësi, 2 nga Kavaja dhe një nga Porti.
Nga zjarri janë djegur 10 hektarë shkurre dhe ullinj, ku falë ndërhyrjes u bë e mundur fikja e tij, para se të arrinte banesat. Po punohet për të zbuluar shkakun e rënies së këtij zjarri, gjersa Drejtoria e MZSH Durrës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm në këto dite te nxehta.