PD nuk heq dorë nga kushti që koalicionet nuk duhet të ndryshohen. Opozita jashtë parlamentit edhe në mbledhjen e sotme të këshillit tha se është dakord për hapjen 100% të listave, por jo për të ndryshuar formulën e koalicioneve.
"Të hapen 100% listat e kandidatëve duke ruajtur koalicionet pa prekur sikur janë sot dhe formulën e shpërndarjes së mandateve, por u ndeshëm me refuzimin e PD-së. PS-ja nuk ka ndryshuar asnjë centimetër. Janë veprime që do të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit. Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanshme, të hartohet një amendimet për hapjen e listave, pa prekur asgjë tjetër. Për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur ndryshimet kushtetuese dhe në kodin zgjedhor të jenë bashkë, kur ti cohen parlamentit. Kemi një model për 17 vjet dhe koalicionet nuk kanë asnjë problem, është vetëm një lojë e Ramës për t'u hequr mundësinë shqiptarëve që të përcaktojnë me votën e tyre kush është fuqia elektorale. Edi Rama ka frikë nga opozita e bashkuar. jemi gati për të vijuar diskutimet për të bërë amendimet për hapjen 100% të listave pa prekur asgjë tjetër" tha Oerd Bylykbashi.
Për Petrit Vasilin, Edi Rama po tenton të ndalojë koalicionet nga frika e humbjes. "Desha t'u sqaroj që në 6 muajt e këtij komisioni kërkush askush as nga PS-ja dhe as nga të tjerë në atë sallë apo kuvend nuk është kërkuar edhe njëherë që të flitet për koalicionet parazgjedhore. I vetmi argument që është ngritur ka qenë për listat e hapura. Edhe zonja Hajdari tha sot se kishte firmosur vetëm për listat e hapura, jo koalicionet, i gjithë ky puç bëhet nga PS-ja. Koalicionet parazgjedhor do të thotë humbje për Edi Ramën. Gjiknuri pyetjes për modelin e fletës së votimit iu shmang duke thënë se është problem teknik, por Edi Rama është çjerrë duke thënë fletë votimi sa një çarçaf, ndërsa kur zgjidhja është para syve e shmangin". Në fund, Vasili kishte një vërejtje për SPAK, se përse nuk e fitoi hetimin nga krimi zgjedhor në Dibër por nga Durrësi. "SPAK nga nuk ka filluar nga numri më i vogël 184, por 339".