Shkëlzen Berisha, i lakuar ditët e fundit për përfshirjen në një lëvizje të dyshimtë financiare në fund të vitit 2018, ku pretendon se ka marrë një kredi 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit, duke i lënë ato si kolateral për kredinë dhe blerë në të njëjtin vit 1.9 milionë euro makineri dhe impiante, rezulton se ka nisur të deklarojë pasurinë që nga viti 2008. Të ardhurat kryesore të Shkëlzenit burojnë nga ndërmjetësimi në shitblerjen e pasurive të paluajtshme, punë e cila sipas fjalorit të gjuhës shqipe do të thotë ?sekser? si dhe nga konsulenca juridike. Nga viti 2008 deri në vitin 2019, Shkëlzeni ka deklaruar 459 mijë euro të ardhura si sekser dhe rrethe 284 mijë euro si konsulent ligjor.