Top News -Kriza e Covidit/ Ekonomia kineze rritet më shpejt se gjithë pjesa tjetër e botës!

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 0

Kina duket se po i drejtohet një rritjeje të shpejtë ekonomike pas krizës botërore të shëndetit, që nisi pikërisht prej saj.


Në të njëjtën kohë ekonomitë e Shteteve të Bashkuara dhe Europës duket se kanë mbetur pas, sipas ekspertëve të Business Insider.

Christophe Barraud, kryekonomist dhe strateg i Market Securities shpjegoi arsyet e këtij fenomeni. ?Rritja potenciale reale e PBB-së është shumë më e lartë në Kinë sesa në ekonomitë e avancuara. Potenciali kinez është afro 6% krahasuar me potencialin e këtyre ekonomive që shkon tek 1.5%?, thotë ai.

Barraud beson se për Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë e pamundur të arrijnë nivelin e tremujorit të katërt të 2019-tës përpara vitit 2022. Ekonomia e Kinës avancoi me 3,2% në tremujorin e dytë në terma vjetore, dhe me 11% krahasuar me tremujorin e parë, duke kapërcyer dhe parashikimet e ekspertëve. Barraud mendon se kjo i detyrohet në një farë mase edhe masave të rrepta që Kina mori në fillin e shpërthimi epidemik.

?Në Europë zgjati shumë që virusi të vihej nën kontroll, prandaj dhe ekonomive europiane do t`i duhet më shumë kohë që të arrijnë nivelin e rritjes përpara Covid 19-tës?, shprehet ai.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ekonomia#China#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form