113 te shtruar ne spitalet Covid, 3 ne intubim |Lajme-News

RTV KLAN 2020-08-04

Views 7

16 paciente i janë shtuar listës së personave në trajtim në dy spitalet Covid vetëm gjatë 24 orëve. Aktualisht në dy spitalet Covid, atë Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po marrin ndihmë mjekësore 113 pacientë, prej tyre 9 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar. Tirana mbetet vatra e nxehtë e përhapjes së Covid-19. Ministrja Ogerta Manstirliu tha se do të funksionojnë edhe skuadra të lëvizshme për t'u ardhur në ndihmë personave të prekur.
"Tirana mbetet vatër e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID19, pra skuadra të lëvizshme të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës së sëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferimin në spital, sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë-dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terreni".
Urgjenca Kombëtare regjistron 540 thirrje në ditë vetëm për Covid-19. Që prej fillimi të epidemisë janë 2411 qytetarë të prekur nga SARS COV2 që kanë marrë trajtim nga urgjenca kombëtare në banesë dhe një pjesë e tyre janë transferuar në spital.
Tv KlanCO


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form