Vietnami po evakuon 80 mijë vetë nga qyteti qendror Danang dhe po rikthen masat për parandalimin e koronavirusit pasi katër raste lokale të koronavirusit u konfirmuan, të parat që regjistrohen në vend në më shumë se tre muaj. Jeta është rikthyer në normalitet për shumëkënd në vendin që është lëvduar gjerësisht se reagoi shpejt për vënien nën kontroll të covid 19 dhe ishte shumë pranë arritjes së 100 ditëve pa asnjë infektim lokal. Të shtunën sidoqoftë, një 57 vjecar u konfirmua pozitiv, në atë që përbën rastin e parë të infektimit që nga prilli. Masat e distancimit social janë rikthyer në danang, një destinacion turistik, me të gjitha eventet fetare, sportive dhe kulturore që u pezulluan. Mbajtja e maskave në vende publike në qytet është e detyrueshme dhe tubimet e më shumë se 30 veteve në vende publike është ndaluar po ashtu. Kufijtë e qytetit po ashtu u mbyllën të hënën për turistët e brendshëm ndërsa autoritetet thanë se 80 mijë vetë, kryesisht turistë, do të evakuohen. Thuajse të gjithë udhëtarët e huaj nuk mund të vizitojnë Vietnamin dhe kushdo hyn në vend duhet të vendoset në karantinë në mbërritje. Burimi i rasteve të reja nuk është ende i qartë. Mediat vjetnameze raportojnë se 57 vjecari nuk kishte dalë nga qyteti muajt e fundit por kishte vizituar disa qendra të kujdesit shëndetësor dhe kish marrë pjesë në një dasëm. Ai kishte shkuar në spital me kollë dhe temperaturë më 20 korrik dhe raportohet se është në gjendje kritike. Vjetnami, një vend me 96 milionë banorë e që ndan një kufi të gjatë me kinën, ka regjistruar deri më tani 420 raste të covid 19 dhe asnjë viktimë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel