Top News - Samiti online për Ballkanin/Liderët e rajonit do të diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 1

Këshilli atlantik do të mbajë një samit të partnershipit në ballkanin perëndimor më 29 korrik, që do të fokusohet tek integrimi ekonomik i rajonit. Gjashtë vendet e ballkanit, kanë rënë dakord për veprime të prera dhe praktike për të cuar përpara bashkëpunimin ekonomik rajonal, sipas këshillit atlantik.
Damon Willson, zëvendëspresident ekzekutiv i institutit amerikan, do të moderojë samitin online në të cilin do të marrin pjesë liderët e shqipërisë, bosnjes, kosovës, maqedonisë së veriut, sebisë si edhe ministri i ekonomisë i malit të zi. ?Pasojat e pritshme ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit në ballkan, kërkojnë veprim të menjëhershëm rajonal për të evituar stanjacionin ekonomik dhe destabilitetin e mundshëm që vjen me të. Kjo marrëveshje do të demonstrojë angazhimin e liderëve për të forcuar rritjen ekonomike përmes lirisë së lëvizjes së mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në kufijtë e rajonit. Masa po ashtu do të vendosë në lëvizje edhe një plan domethënës për tërheqjen e investimeve të huaja dhe do të përshpejtojë dislokimin efektiv të fondeve për rimëkëmbjen nga kovid 19?, thuhet në deklaratën e këshillit. Marrëveshja pritet të nënshkruhet pas iniciativës së ngjashme rajonale të mini shengenit ballkanik, të lancuar nga serbia, shqipëria dhe maqedonia e veriut. Kosova ka refuzuar pjesmarrjen pasi serbia është një prej iniciatorëve dhe lideri i malit të zi mori pjesë vetëm në samitin e tretë në cilësinë e vëzhguesit. Ai argumentoi se ndërsa vendet synojnë ti bashkohen BE dhe janë pjesë e CEFTA-s dhe procesit të Berlinit, cdo format tjetër për bashkëpunim do të ishte jo i përshtatshëm dhe do të mund të rrezikonte edhe integrimin e rajonit në BE. Mali i zi është edhe i vetmi vend që nuk do të përfaqësohet nga lideri i tij në këtë samit që do të mbahet të mërkurën, online, përmes Zoom-it.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DamonWillson#Samiti#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form