Ndalimi i muzikës ‘venit’ mbrëmjet në Shëngjin! Lokalet me zgjidhje alternative, kthehen në kinema

Report TV 2020-08-04

Views 0

Në mungesë të muzikës, lokale të ndryshme kanë gjetur mënyra alternative. Njëri prej tyre në zonën turistike të Shëngjinit është kthyer në kinema. Në monitorin e vendosur shfaqen çdo natë filma, por kjo nuk e zëvendëson muzikën dhe këtë e dëshmon numri i klientëve i cili është mjaft i ulët.

"Njerëzit duke pirë kafe tamam si në morg, duke pirë kafe pa muzikë dhe duke pëshpërit me gojë tamam si në morg. Ishte një situatë jo e këndshme dhe u munduam me i dhënë një frymë tjetër kësaj situate. Këtu jemi në oborrin e një shtëpie të vjetër. Është shtëpia e ish oficerëve një ndër ndërtimet më të vjetra të Shëngjinit. E kemi shfrytëzuar oborrin e kësaj shtëpie. Është edhe pak nostalgji për brezat që e kanë përjetuar si periudhë ndoshta më herët se unë jam pak më i ri, por e kam kapur edhe unë pak si fazë këtë të shikuarit të filmave nëpër shtëpia. Kjo ishte mënyra e trajtimit që bëmë për me e kthyer lokalin në kinema. Meqë muzika nuk lejohej ne menduam me i dhënë një lloj fryme të re pak më kreative edhe më solidare. Ambienti është normal shumë më i qetë, është shumë më social dhe lindin edhe diskutime gjatë filmave që shfaqim. Për shembull mbrëmë kishim filmin "14 vjeç dhëndër" edhe "Pallati 176" dhe krijoheshin situata të këndshme komike edhe refleksioni mbi të kaluarën edhe mbi të tashmen, ishte diçka shumë sociale. Për këtë periudhë dëmi është i jashtëzakonshëm për operatorët turistikë që veprojnë të paktën këtu në zonën e Shëngjinit. Me vendimin e qeverisë u hoq edhe ajo pikë shprese që kishim edhe ai entuziazmi i vakët mbaroi. Impakti ishte që natën e parë. Impakti ishte për dy tre orë në drekë që doli lajmi edhe nuk flitej për asnjë gjë tjetër", tha pronari i një lokali.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS