Jo vetem mode - Emisioni 46 - Sezoni 8! (26 Korrik 2020)

RTV KLAN 2020-08-04

Views 0

#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan | Një zbulim i vazhdueshëm i gjithçkaje të bukur që na rrethon. Një takim me artizanë, artistë, arkitektë, historianë, politikanë, sportistë, stilistë vjen plot hijeshi nëpërmjet objektivit të ?Jo vetëm modë?.

Etmond Mancaku rikthehet pas dy vitesh me një video muzikore. Këtë herë, kantautori dhe kitaristi i njohur, ka zgjedhur të mos sjellë një këngë të zakonshme, me instrumental, tekst të kënduar dhe refren, siç jemi mësuar përherë të dëgjojmë.

Kënga mban titullin ?Mall për ty? dhe i dedikohet të atit të tij që ka pak më shumë se një vit që është ndarë nga jeta, dhe video muzikore është pikërisht ashtu siç do kishte dashur ai ta dëgjonte.

Etmond Mancaku: Ishte më e ndjerë. Faktikisht edhe në këngët e mia, im atë thoshte sa bukur do të ishte po të ishte orkestrale, i pëlqente shumë kitara. Koha e koronës ishte një periudhë e keqe për të gjithë, ku nuk të shkon mendja, thoja po të ishte gjallë si do reagonim, si do ishte situata? Mbaj mend që kur kam qenë i vogël kam thyer këmbën dhe ngaqë autobuzat ishin plot, më ka mbajtur në krah nga Selvia deri tek Medreseja. Ngushëllimi im i vetëm ishte që në momentin kur ai nuk mund të ecte më, mbas kimioterapive që bënte, unë ia ktheva reston duke e mbajtur në krahë.

Më tej në lidhje me klipin ai shprehet se ka plane shumë artistike dhe të realizuara mirë.

Etmond Mancaku: Nuk do doja që klipi të shihej domethënë si diçka që i ka ndodhur Mandit, aty ka plane shumë artistike, shumë të realizuara mirë do të thoja. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form