Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Në bazë të rezultateve LSDM ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-44, BDI-15, Koalicioni Aleanca me Alternativën-12, E Majta-2 dhe PDSH-1 vend. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 deputetë. Gjatë këtij mandati katërvjeçar, shqiptarët do të përfaqësohen me gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme. Shpallja e rezultateve nga KSHZ i hap rrugën konstituimit të përbërjes së re parlamentare, në të cilën do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Në bazë të kushtetutës, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski mandatin për formimin e qeverisë së re do t?ia jep liderit të partisë apo subjektit politik që siguron shumicën parlamentare për formimin e qeverisë. Në garë për marrjen e mandatit janë LSDM-ja si parti e parë, por edhe VMRO-ja e cila ka dy ulëse më pak në Kuvend, por që ka thënë se tani më ka nisur konsultimet me partitë tjera për sigurimin e numrave në Kuvend. Nga VMRO-ja nuk ka dhënë detaje duke theksuar se kryetari i partisë, Hristijan Mickovski është i autorizuar nga organet partiake për udhëheqjen e negociatave. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka bërë të ditur se bisedimet për qeverinë e re do t'i nis pas festës kombëtare të 2 gushtit. Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhje mori pjesë me moton ?koha për kryeministrin e parë shqiptar?, por zyrtar të saj tani pas zgjedhjeve kanë theksuar se prioritet për këtë parti në negociatat për formimin e qeverisë së re do të jenë zbatimi i tri marrëveshjeve, asaj me Greqinë për emrin, me Bullgarinë për fqinjësi të mira dhe Marrëveshja e Ohrit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedonia#TopChannel