Hapje 100% të listave të kandidatëve për deputetë, por pa prekur koalicionet parazgjedhore. Është ky qëndrimi i opozitës së bashkuar pas një takimi që zgjati rreth 1 orë në selinë blu.
?Opozita e bashkuar ka mandatuar sot përfaqësuesit tanë në Këshillin Politik që sa i takon kësaj çështjeje të paraqesin qëndrimin e opozitës së bashkuar si vijon: Opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100 përqind të listave, me kushtin që as koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe për pasojë edhe shpërndarja e mandateve të vazhdojë të përllogaritet siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore. Ky propozim do të parashtrohet sot në tryezën e Këshillit Politik?.
Basha sqaroi edhe pse është kundër propozimit të mazhorancës për hapje të listave në 2/3 e tyre.
?Së pari sepse nuk mund t?i thuash shqiptarëve po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prap partia. Në 34 deputetë të Tiranës i bie që 11 t?i zgjedhë partia dhe 1 ose 2 do të kenë mundësinë ta zgjedhin shqiptarët. Po imagjinoni qarqe të tjera, Dibrën, Kukësin, Beratin, Gjirokastrën, ku realisht qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Sepse me ndarjen historike dhe të pritshme qoftë më optimisten apo pesimisten, 1/3 që zgjedh partia, do të thotë që qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare?.
Opozita e Bashkuar thotë se është kundër çdo ndryshimi të njëanshëm të Kushtetutës dhe se çdo vendim për zgjedhjet e ardhshme duhet të kalojë nga Këshilli Politik. Sipas kreut të demokratëve, synimi i mazhorancës me ndryshimet kushtetuese është të prishë koalicionin opozitar.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/