Ndryshimet kushtetuese, Shameti: Proces normal jo aritmetik, PS-ja nuk i druhet asnjë sistemi

Ora News Emisione 2020-08-03

Views 1

#tvora #rtvoranews
Ditën e djeshme (23 korrik), Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit, teska një javë më pas (30 korrik), pritet të kalojnë edhe ndryshimet kushtetuese.

Për deputetin e Partisë Socialiste Ednor Shameti, në këtë proces nuk ka pasur asgjë anormale, dhe se ka qenë në përputhje me kushtetutën dhe regulloren e kuvendit.

Adnor Shameti: ?Nuk ka pasur asnjë gjë anormale në gjithë proces ligjvënës që ne kemi realizuar, sidomos në atë të fundit, për nismën kushtetuese të paraqitur nga disa deputetë të opozitës. Tashmë është e kompletuar, Këshilli i Legjislacionit në bashkëpunim me Komisionin i Ligjeve e kanë miratuar dhe në senacën plenare më 30 korrik, ajo do të shqyrtohet. Nuk ka pasur asnjë anormalitet, as në shqyrtimin e ligjeve të tjera dhe aq më tepër në trajtimin dhe shqyrtimin e ndryshimeve në kushtetutë, të cilat kanë qenë në përputhje jo vetëm me kushtetutën apo dhe me rregulloren e kuvendit. ?

Në një lidhje përmes Skype për Ora News, Shameti tha se e shikon si të domosdoshme dhe normale ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që shqiptarët të kenë ligjin më të mirë zgjedhor, dhe zgjedhjet të mos kontestohen.

Adnor Shameti: ?E rëndësishme është që të gjitha këto ndryshime ligjore, pra hapi i parë ishte miratimi pothuajse me konseus i paketës së 5 qeshorit, si produkt i Këshillit Politik, dhe me konsensin e të gjitha palëve është rënë dakord për ndryshimet në kushtetutë, janë të iniciuara nga grupe parlamentare të opozitës parlamentare, e shikoj të domosdoshme, dhe krejt normale që të gjitha palët në fund të këtij procesi ligjvënës të jenë të kënaqura dhe shqiptarët të meritojnë ligjin më të mirë zgjedhor dhe të sigurojmë të gjitha kushtet për një proces zgjedhor të pakontestueshëm nga të gjitha palët.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ndryshimet-kushtetuese-shameti-proces-normal-jo-aritmetike-ps-ja-nuk-i-druhet-asnje-sistemi-zgjedhor/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form