Gjirokastër, dhunohen të moshuarit, gruaja tregon tmerrin: Më kapi për fyti e më ra të fikët

Ora News Lajme 2020-08-03

Views 1

#tvora #rtvoranews
Një çift të moshuarish u grabit me forcë në orët e para të mëngjesit në banesën ku jetonin me qira në Gjirokastër. Me lot në sy, gruaja tha se hajduti i mori lekët e qirasë dhe peshoren me të cilën shet lakra, ndërsa e kapi për fyti si kërcënim. Autori u vu në pranga disa orë pas ngjarjes.

Kjo është dëshmia e me lot në sy e moshuarës që u grabit më forcë në Gjirokastër,

Laze e Hismet Shehaj treguan tmerrin e përjetuar në shtëpinë ku jetonin me qira në Lagjen Kodra e Shtufit,

Hajdutët u erdhën në orët e para të mëngjesit dhe u futën në banesë përmes dritares së tualetit,

Veç lekëve që thotë se i kishte mbledhur me mundim për qiranë, hajduti i dhunoi e tmerroi.

?Më morën 187 mijë lekë. Unë shes lakra. Më mori edhe peshoren. Më hodhi fort duart në fyt. I thash burrit se çfarë bën. Mua më ra të fikët. Mora policinë. Unë nuk e njoh personin. Nga trupi dukej i gjatë. Më mori lekët e qirasë. Nuk kemi ku t?i gjejmë lekët e qirasë,. Do të dal të fle në rrugë. Jemi të tronditur, jam për spital. Të më kishte thënë m?i jep lekët do ia kisha dhënë, vetëm këtë të mos e kishte bërë.?

Disa orë pas ngjarjes, policia tha se arriti të vërë në pranga autorin e dyshuar.

Në pranga është vënë 32-vjeçari Vasilis Kafarani, i cili në dëshminë e parë mësohet se ka thënë se kishte nevojë për paratë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/gjirokaster-dhunohen-te-moshuarit-gruaja-tregon-tmerrin-me-kapi-per-fyti-e-me-ra-te-fiket/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form