#tvora #rtvoranews
Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe shkuan këtë të premte, 24 korrik 2020, në zyrën e Presidentit Meta, me kërkesë të këtij të fundit, një ditë pas votimit të marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament.
Kreu i shtetit u ka komunikuar diplomatëve shqetësimin për ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, si një akt i papranueshëm që asgjëson të ardhmen e Shqipërisë. Nga ana tjetër, ka kërkuar që diskutimet në Këshillin Politik të vazhdojnë vetëm me konsensus.
?I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes? informon presidenda.
Sa i përket marrëveshjes së 5 qershorit të votuar në Parlament, kreu i shtetit ka thënë se do ta dekretojë menjëherë.
Presidenti është takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i treti në pak ditë. Në reagimin e tij, Presidenti ka bërë me dije se i ka kërkuar z. Basha të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/meta-takon-ambasadoret-e-vendeve-te-be-se/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv