Vdes në infektiv 27-vjeçari asimptomatik me koronavirus, MSH: Shkak sëmundja bashkëshoqëruese

Report TV 2020-08-03

Views 0

Një 27-vjeçar i cili ka qenë i infektuar me koronavirus dhe që ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, por asimptomatik, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i riu nga Kavaja ka qenë talasemik dhe ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.

"Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes,"-thuhet në njoftimin e ministrisë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS