Dy persona, njëri prej të cilëve përfaqësuesi i 'Ndragheta-s' në Shqipëri, janë arrestuar nga policia si pjesë e një operacioni ndërkombëtar për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta.
Në total janë të arrestuar 6 persona, ndërsa operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.