PD, akuza qeverise per lidhjet me krimin |Lajme-News

RTV KLAN 2020-08-03

Views 0

Partia Demokratike reagoi për një raport të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave, në të cilin thuhet se organizatat e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri në forma të ndryshme.
?Organizatat e drogës i shërbejnë politikes në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale, thuhet në raport?.
Partia Demokratike akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin për lidhje me krimin.
?Të gjitha lidhjet të çojnë në zyrën e Kryeministrit?.
Pa dhënë detaje të hollësishme, në raport thuhet se partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale, se anëtarët e këtyre rrjeteve kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit dhe se krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërinë edhe përsa i përket lirisë së fjalës, duke shkelur rëndë kulturën e raportimit të lajmeve. Raporti përmend fuqizimin e grupeve shqipfolëse në trafikun e kokainës, krahas kolumbianëve dhe italianëve.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form