Ministri i Turizmit Blendi Klosi ishte në zonën e Tales në Lezhë ku u diskutua për masterplanin e bregdetit me grupet e interesit. Klosi e quajti këtë zonë si një festival turistik Lezhë -Shkodër, ku kemi trazhëgimi kulturore pafund, kemi kështjella, kemi qytete për të vizituar, kemi histori, kemi trashëgimi pasurore pafund. Por, kjo pasuri duhet mbrojtur, por duhet përmirësuar dhe infrastruktura, që kjo pasuri mbarëkombëtare t?i afrohet gjithë rajonit, duke thithur sa më shumë turist.