Refugjate ne rrugen ballkanike. Europa, e shqetesuar per krizen e emigranteve - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-08-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e shkaktuar nga pandemia në Europë ka ndikuar ndjeshëm edhe në thellimin e krizës së refugjatëve. Migracioni i paligjshëm është një problem i mbartur në kontinent e sidomos cështja e pazgjidhur e rrugës ballkanike. Sot në Vjenë përfundoi konferenca dy ditore me këtë fokus, ku morën pjesë edhe partnerët e Ballkanit Perëndimor. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Zihofer kërkoi më tepër bashkëpunim për të shkuar drejt zgjidhjes. HORST SEEHOFER MINISTER I BRENDSHEM I GJERMANISE?Migrimi në rrugën e Ballkanit Perëndimor po rritet dhe gjendja e migracionit të çorganizuar duhet të përfundojë. Ne duhet të mbështesim shtetet përgjatë kësaj rruge në të gjitha fushat dhe të punojmë ngushtë së bashku. Gjithashtu kërkohet një politikë e përbashkët azili, jemi të bindur se asnjë shtet anëtar nuk mund ta zgjidhë i vetëm këtë problem global.?Ndërsa ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer deklaroi se shqetësimi kryesor i tij ishte mbrojtja e kufijve, luftimi i kontrabandës, dëbimi i njerëzve pa të drejtë qëndrimi dhe shpejtimi i procedurave të azilit.Konferenca dy-ditore në kryeqytetin austriak përfundoi me marrëveshje për bashkëpunim më të ngushtë ndwrsa masat specifike do të diskutohen në një takim të mëtejshëm në vjeshtë.Sipas informacioneve të fundit nga Frontex, numri i kalimeve ilegale të kufijve në BE kohët e fundit ka rënë ndjeshëm por numri i njerëzve që hyjnë përmes rrugës Ballkanike u rrit.

Share This Video


Download

  
Report form