'Ne jemi 1', Meta shpall lëvizjen në mbrojtje të fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual

Report TV 2020-08-03

Views 0

Me kërkesë dhe përkujdesin e Metës është mbajtur sot në presidencë ceremonia e shpalljes së lëvizjes kombëtare "Ne jemi1". Kjo për t'u bashkuar në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.

Së bashku me Metën, si inicatore e kësaj lëvizje ishte edhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve - CRCA/ECPAT Shqipëri, në bashkëpunim me BARNAHUS Shqipëri, që synojn të adresojë sfidat dhe mangësitë në mbrojten e fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual në të gjithë Shqipërinë, duke angazhuar qytetarët, prindërit, arsimtarët, edukatorët, artistët, zyrtarët publikë, shoqërinë civile, të rinjtë dhe vetë fëmijët, për të denoncuar çdo akt të dhunës apo shfrytëzimit seksual të fëmijëve, si dhe për të punuar me autoritetet për të marrë masa për të mbrojtur, kujdesur dhe ndërgjegjësuar fëmijët dhe familjen nga pasojat që sjell dhuna.Duke iu drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve ishin Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) Altin Hazizaj, Zv/ministri i Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale Albert Nikolla, dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, pushtetit vendor e të medias dhe aktivistë të shoqërisë civile, në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh:

?E nis me një falenderim të veçantë për Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), për lidershipin që keni treguar në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve si edhe për këtë lëvizje kombëtare që keni ndërmarrë me një rëndësi të jashtëzakonshme.

Qëllimi i demokracisë, i ligjit dhe të drejtave të njeriut - shtyllat ku mbështeten shtetet demokratike - është të mbrojë çdo qytetar nga padrejtësitë, dhuna, abuzimi dhe shkeljet e integritetit dhe dinjitetit njerëzor.

Dhuna dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve është një ndër abuzimet më të rënda kriminale dhe mizore që mund të ndodhë në një shoqëri.

Share This Video


Download

  
Report form