Dëgjesa e plotë në këshillin bashkiak me inxhinierët, Veliaj: Shtëpitë e reja me vlerë më të lartë

Report TV 2020-08-03

Views 0

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës sot u zhvillua dëgjesa e radhës me inxhinierët të cilët kanë projektuar ndërtimin e shtëpive të reja apo rikonstruksionin e atyre të dëmtuara nga tërmeti. Fillimisht fjalën e mori kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili tha se pjesa më e madhe e projkteve për Kombinatin ka kaluar. Kjo zonë ishte edhe më e prekura nga tërmeti, ndërsa Veliaj përmendi edhe disa zona të tjera.

?Pyetja nuk është sa biem dhe si biem sepse tërmetin dhe pandeminë nuk i kemi në dorë. Pyetja është: sa shpejt ngrihemi. Ky është një proces ringritjeje, që filloi në orën 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit, kur kryeministri ishte i pari që mobilizoi të gjithë të tjerët, si pjesën e kërkim-shpëtimit, ashtu edhe sistemimin e të gjithë atyre që humbën familjarët, e tani po menaxhon procesin e rindërtimit,?- tha Veliaj. Ai siguroi qytetarët se derisa të futen në banesat e tyre të reja, do të marrin pagesat për bonusin e qirasë.

Është hera e tretë që marrim vendime të tilla, aspak të lehta, por janë vendime të drejta. Secila familje që trajtohet me bonus qeraje, do të vazhdojë ta marrë atë, derisa të ketë në dorë çelësin e një shtëpie të re që do të vlejë më shumë në treg sesa shtëpia që la,?- sqaroi Veliaj.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka filluar me ndërtimet në zonat rurale. ?Kemi filluar me ndërtimin e shtëpive të reja në Farkë, pasi mbaruam rindërtimin e të gjitha banesave që u prishën nga tërmeti i shtatorit. Puna ka nisur për 53 shtëpitë e para dhe deri në fund të verës, një pjesë e familjeve do të kthehen në banesat individuale të rindërtuara,?- tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS