Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike ka radhitur sot listën e spiunëve grekë në qeverinë shqiptare. Kjo parti ka deklaruar me përgjegjësi të plotë se në listën e agjentëve influentë përveç Nanos, janë edhe krerët aktualë të shtetit. Sipas zëdhënësit të selisë blu Edi Paloka, Partia Demokratike në të njëjtën kohë konstaton këtë lloj konfuzioni në media lidhur me emrat e agjentëve.
Pasi gabimisht është përmendur Angjeli, Solis apo Marto, duke harruar që ato duke qenë grekë në triminologjinë e shërbimeve sekrete, quhen alogjenë dhe jo spiunë. Agjentë tha Paloka quhen Paskal Milo dhe Arben Imami. Sipas tij kjo parti ka përmendur herë pas here akuzat se qeveria e Tiranës nuk është gjë tjetër veçse një vasalë e poshtëruar e qeverisë së Athinës.
Shqiptarët, deklaron Partia Demokratike, do të dinë të luftojnë për dinjitenin e tyre dhe nuk do të lejojnë qeveritarët vasalë t'i kthejnë në skllevër të Athinës në vendin e tyre./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/