Kërcënon Gjuzi: Silluni mirë se jemi gati për sherr, mund të hedhim ndonjë granatë në Kuvend

Report TV 2020-08-03

Views 0

Deputeti Kujtim Gjuzi i revoltuar që shumica socialiste në Kuvend nuk po e merr në konsideratë qëndrimin e tij për ndryshimet Kushtetuese kërcënoi me rebelim nga foltorja e Kuvendit. "Nëse doni sherr, mos kujtoni se nuk jemi gati. Se ndryshe duhet me gjuajtur me bojë, apo të hedhim ndonjë granatë brenda. Nëse një deputeti ja jep mendja futet me cfarë të dojë këtu. Ju nuk mund të anashkaloni tetë parti politike" tha ai. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i tha "Sa i përket kohës, cdo deputeti i takon 1.5 minuta. Ulur dëgjo mos më ndërprit mua. Këtu jemi në Kuvend jo në mbledhje partie, jashtë bëni cfarë të doni".

Share This Video


Download

  
Report form