Hajdari: Basha të mos mbajë peng opozitën! Ndryshimet kushtetuese në parlament, i njeh apo jo Meta

Report TV 2020-08-02

Views 0

Rudina Hajdari tha se Basha nuk duhet të mbajë peng një opozitë dhe të mbahet mend si partia që nuk do ndryshim. Ajo tha se Basha ka ende kohë të ndryshojë mendim dhe të bëhet pjesë e dialogut për hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese.

Në lidhje me deklaratat e Presidentit Meta se nuk do i njoh ndryshimet kushtetuese, Hajdari tha se ato i lejon Kushtetuta dhe jo Meta.

"Do ishte vendim i gabuar nëse Basha do të mbante peng një opozitë të tërë , por ka ende kohë për të ndryshuar mendim. Ka shumë demokratë që mbështesin listat e hapura. PD nuk duhet të kujtohet si një opozitë që nuk do ndryshim. Edhe në lidhje me reagimin e Presidentit që thotë se nuk i njoh ndryshimet kushtetuese,  ai nuk mund të bëjë dot asgjë, pasi na e lejon Kushtetuta", tha Hajdari.

Në lidhje me 30 korrikun, Hajdari tha se nuk ka surpriza pasi janë 94 votat për votim të listave të hapura në Kuvend.

"Duhen 94 vota për ndryshime kushtetuese që ne i kemi dhe të 28 deputete iniciues dhe të tjerët që i janë bashkuar kësaj nisme janë të mjaftueshme për të marrë votat që duhen, nuk ka surpriza për votimin në 30 korrik", tha Hajdari.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS