#tvora #rtvoranews
Rreth 100 përfaqësues dhe punonjës të bizneseve të Lungomares kryesisht bare-lokale dhe restorante janë ngritur në një protestë paqësore në zonën e ish-shkollës së Marinës në Vlorë.
Ata janë kundra urdhrit të dhënë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 teksa e shohin si një dëm të madh ekonomik që u shkaktohet.
Bizneset e ndryshme kërkojnë menjëherë anulimin e këtij vendimi.
?Ne kemi dalë sot për të kërkuar të drejtat tona dhe na është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit. Nuk ka logjikë që pas orës 8 të qarkullojë Covidi. Kërkojmë që qeveria të anulojë urgjent këtë akt normativ se ka dëmtuar shumë familje që jetojnë me këto 3 muaj turizëm. Ne sollëm turistët, por tashmë ata po ikin. Jemi shumë të rezultuar me ligjet që po nxjerr ky kryeministër.?
Sipas tyre nuk është muzika ajo çka ndikon në shtimin apo pakësimin e virusit.
?Ky akt i ri normativ dëmton gjithë biznesin që operon me turizmin. Është në kaos ajo pak jetë e natës. Janë të gjithë drejt falimentit. Deri në orën 9 jemi pothuajse të mbyllur se nuk ka lëvizje, pas kësaj ore fillon muzika. Nëse bllokohet Vlora deri më tani, i bie që të falimentojnë të gjithë.?
Gjithashtu theksojnë se në periudhën e Covid-19 nuk morën asnjë ndihmë bizneset veç pagës së punonjësve, kështu që të paktën t?i lënë të punojnë në këtë pjesë të mbetur të sezonit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vlore-mbyllja-e-klubeve-100-perfaqesues-biznesesh-ne-proteste-jemi-duke-falimentuar/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv