Hajdari: Marrëveshja me PS garanci për listat e hapura dhe marrjen e 84 votave për '5 qershorin'

Report TV 2020-08-02

Views 0

Rudina Hajdari tha se në mbledhjen e sotme u konfirmua marrëveshja e arritur dje mes PS dhe opozitës parlamentare për votimin e paktit të 5 qershorit më 23 korrik dhe hapjen e listave më 30 korrik. E ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv Hajdari tha se listat e hapura janë një realitet, por që të jetë e plotë duhet të hapen 100 % pasi është gjëja e duhur për qytetarët.

 "Në mbledhje nuk ishte njëra palë dhe në atë moment është vështirë të bësh një diskutim të hapur dhe që kërkon konsensus. E rëndësishme është që ti komunikonim palës tjetër se arritëm një marrëveshje se një natë më parë nënshkruam një marrëveshje me mazhorancën. E kam theksuar disa here se 5 qershori sjell shumë pak risi dhe nuk është një marrëveshje e plotë dhe se nuk ishte e mjaftueshme për shqiptarët. Nëpërmjet angazhimit tonë bëmë të dukshme se listat e hapura tashmë janë një realitet. Listat e hapura duhet të jenë 100 % të hapura dhe në argumentin e ruajtjes së kuotës gjinore mund të gjejnë mënyra të tjera dhe jo me hapjen e pjesshme. Kam besimin se të gjithë do të shkojmë drejt listave të hapura, një hap i rëndësishëm për vendin. Jemi shumë afër fundit të këtij rrugëtimi. Qytetarët do të kuptojnë që jo vetëm do të kenë mundësi të kontribuojnë, të përfshihen në lista pa pasur pengesat që kanë pasur deri tani. Në momentin që listat hapen, çdo njeri garon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk vjen në atë listë për të luftuar për dikë tjetër, ai do të jetë i barabartë me të gjithë. Për qytetarin që voton do kuptojë që ka më shumë fuqi. Ato parti që do t'i mbajnë listat e mbyllura do e kuptojnë që nuk do të mbështeten nga qytetarët. Do të ishte një pengesë për çdo format të ri që do të dojë të garojë. E kam dëgjuar shumë herë nga PD, një nga premtimet ishte listat e hapura", tha Hajdari.

Share This Video


Download

  
Report form