http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër iranian pritet që së shpejti të dëbohet nga Shqipëria për shkak se dyshohet se është agjent i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës iraniane.Ditët e mërkurë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka firmosur dy vendime për shtetasin Dabiel Kassraei.Vendimi i parë e ka shpallur non grata duke i bllokuar hyrjen në vendin tonë për 15 vite, ndërsa urdhëri i dytë numër 172 parashikon dëbim të menjëhershmë nga territori shqiptar, pasi konsiderohet si një person i rrezikshëm që cënon sigurinë publike.Sipas burimeve, 29-vjeçari dyshohet se është agjent ku spiunonte kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.Kassraee ndodhet në kampin e Kareçit në Vorë dhe pritet që së shpejti të dërgohet drejt Italisë.Në tetor të vitit 2019 policia e shtetit goditi një rrjet terrorist i drejtuar nga regjimi iranian. Sipas uniformave blu, ky grup kishte synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane.Drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu, tha asokohe se celula terroriste është përgjegjëse për planin terrorist qw do të kryhej gjatë festës së Sulltan Nevruzit, ku ishin të pranishëm anëtarët e MEK.Më pas, Shqipëria dëboi ambasadorin iranian në vendin tonë. Gholamhossein Mohammadnia u akuzua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga muxhahedinët si agjent i shërbimeve sekrete iraniane.Pas dëbimit të ambasadorit Mohammadnia, reaguan edhe SHBA-të ku vlerësuan rolin e Shqipërisë në luftën kundër anti-terrorit.Ndërsa në janar të këtij viti Shqipëri dëboi dy diplomatë iranianë me të njëjtin motivacion.Pas këtij vendimi nga ana e qeverisë shqiptare reagoi ashpër edhe Irani zyrtar. Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se Shqipëria është një vend i vogël por djallëzor.Aktualisht Shqipëria strehon mbi 3000 muxhahedinë, falë një marrëveshjeje me SHBA-të në vitin 2013. Zhvendosja e tyre në Shqipëri, nga bazat amerikane në Irak erdhi pasi në vendin e tyre u rrezikohej jeta nga regjimi diktatorial.