TIRANË-Një takim i shkurtër, vetëm 40 minuta, ka qenë mbledhja e Këshillit politik në Pallatin e Kongreseve, ku për herë të parë anëtarët dolën me ditë dhe jo me natë. Mbledhja ishte e fokusuar në diskutime në nivel teknikësh nëse ndryshimet kushtetuese prekin paktin e 5 qershorit.
Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari e Myslim Murrizi, ndërsa u bojkotua nga PD dhe LSI, e cila kërkon garancinë për votimin e 5 qershorit në seancën e nesërme dhe më pas të zhvillojnë takimin e Këshillit Politik.
Por për kryeministrin Rama bojkoti i PD u pa si një gabim i përsëritur i Bashës i cili 'nuk është asnjëherë në vendin e duhur në kohën e duhur". Rama gjithashtu tha prerë se ditën e nesërme nuk do të ketë mbledhje të Këshillit Politik, një kërkesë e PD e LSI e bërë më herët gjatë ditës së sotme.
Ndërsa në lidhje me kërkesat që opozita e bashkuar kërkonte të diskutonte në këshillin politik 6 pikat për sigurinë e votës në zgjedhje, përgjigjen e mori nga Damian Gjiknuri i cili tha se këto çështje janë dakordësuar më parë mes palëve dhe ekspertëve dhe është një alibi që nuk qëndron.
Nga ana tjetër opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari tha Myslim Murrizi i bënë thirrje PD të vij të ulet në tryezë dhe të jap argumentet e veta për çështjet.
Mbrëmë Edi Rama dhe opozita parlamentare firmosën marrëveshjen për votimin e paktit të 5 Qershorit në Kuvend në datë 23 Qershor, ndërsa 7 ditë më pas të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe koalicionet. Por PD-ja e kundërshton hapjen e listave duke e cilësuar si zhbërje të paktit të 5 Qershorit.
Rendit zhvillimet sipas orarit: