Pandemia e Covid-19 vazhdon të shkaktojë viktima. 3 persona kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit për shkak të koronavirusit të ri, ndërsa në dy spitalet Covid ndodhen të shtruar 124 pacientë, 20 prej tyre në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
?Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.?
Rastet e të infektuarve të rinj vazhdojnë të mbeten të lartë, por me një zbutje krahasuar me numrin e shënuar një ditë më parë. Në 24 orët e fundit janë zbuluar 68 të infektuar me virusin Covid-19.
?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.?
Që prej shfaqjes së rasteve të para në Shqipëri numri i personave të infektuar ka arritur në 4358 dhe 1775 janë raste ende aktive, numrin më të të lartë të cilëve e mban Tirana. Po gjatë ditës së fundit janë shëruar 66 të infektuar nga Covid, ndërsa epidemiologët bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin grumbullimet dhe të përdorin maska në ambiente të mbyllura.
Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/