VMRO DPMNE-ja autorizon Mickovskin për formimin e shumicës parlamentare

alsatmtv 2020-08-02

Views 0

VMRO-DPMNE-ja i ka besuar Hristijan Mickoskit negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare. Ky vendim është marr në mbledhjen e fundit të Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv, nga ku kanë dalë edhe ndryshime statutare. Nga partia e Mickoskit thonë se plotësimet e fundit demokratizojnë partinë, ndërsa mandati i kryetarit dhe trupave të partisë kufizohet në të drejtën e rizgjedhjes.

?Me kufizimin e mandatit të Kryetarit, kryetarëve të Komiteteve Komunale, kryetarëve dhe anëtarëve të gjitha organeve dhe trupave partiake që zgjidhen në Kongres, statuti i ri kufizon mandatin 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeve për 3 mandate edhe atë mandati i fundit me shumicën e kualifikuar të votave prej 2/3 nga organet e partisë - deklaroi Ruzhica Nikollovska, VMRO-DPMNE.

Në statut nuk përfshihen më kryetarët e nderit ku figuronin Nikolla Gruevski dhe Lubço Georgievski. Partia më e madhe opozitare parashikon formimin e Komitetit të Intelektualëve i cili do të funksionojë si organ kontrollues dhe korrektues i partisë. Nevojën për ndryshime në parti e ka komentuar ish anëtari i VMRO-DPMNE-së, Sasho Mijallkov. Sipas tij, VMRO-ja ka nevojë për ndryshime rrënjësore, por se do të pritet mundësia që Mickoski të formojë shumicë, e në rast se nuk mundet Mijallkov paralajmëron angazhimin e tij për ndryshimin e udhëheqësisë. Me ardhjen e Mickoskit në krye ta partisë, VMRO-DPMNE-ja humbi në zgjedhjet lokale të vitit 2017, zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut duke siguruar 44 mandate apo 2 më pak se LSDM-ja.

Adrian Kerimi

Share This Video


Download

  
Report form